Dr. Nkengasong: Afrika është kundër idesë për të ashtuquajturën “pasaporta e vaksinimit”

John Nkengasong, drejtor i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), refuzoi të enjten idenë për të ashtuquajturën “pasaporta e vaksinimit” si pasojë e vështirësive të vendeve të varfra për të siguruar vaksina antiCOVID.

1617530
Dr. Nkengasong: Afrika është kundër idesë për të ashtuquajturën “pasaporta e vaksinimit”

Duke folur në konferencën virtuale të përjavshme për shtyp, dr. Nkengasong rikujtoi se vendet e “kontinentit të zi” nuk kanë vaksina të mjaftueshme dhe e vlerësoi si të papërshtatshme mundësinë e aplikimit të kufizimeve për shtetasit e vendeve të tjera nga shtetet e pasura, të cilat zotërojnë sasi të mjaftueshme vaksinash për qytetarët e tyre.

“Çdo praktikë e pasaportës së vaksinimit do të krijonte padrejtësi të jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, John Nkengasong bëri me dije se vende afrikane të tilla si Sejshelet dhe Mauriciusi kanë marrë vaksinat e nevojshme për të arritur atë që njihet si “imuniteti i tufës”.

Më datë 6 prill, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dr. Margaret Harris, deklaroi se “pasaporta e vaksinimit” nuk është ende e mirëpritur për shkak të pasigurisë nëse vaksinat parandalojnë transmetimin e virusit dhe padrejtësisë së vaksinave në botë.



Lajme të ngjashme