Turqi – 49.584 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 17,6 milionë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 49.584 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 211 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1616069
Turqi – 49.584 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 17,6 milionë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 211 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 32.667.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 3.579.185”, theksoi Ministria duke shtuar se 49.584 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 2.003 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 3.159.475 pacientësh, prej të cilëve 28.498 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.477 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 271.547 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 40.083.142”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 17.661.557 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 10.329.246 kanë marrë dozën e parë dhe 7.332.311 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme