OBSh (për momentin) kundër pasaportës së vaksinimit

OBSH dha mesazhin se për momentin ajo nuk e shikon si të favorshme pasaportën e vaksinimit për shkak të pasigurisë nëse vaksinimet antiCovid-19 parandalojnë apo jo transmetimin e virusit.

1616017
OBSh (për momentin) kundër pasaportës së vaksinimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dha mesazhin se për momentin ajo nuk shikon si të favorshme pasaportën e vaksinimit për shkak të pasigurisë nëse vaksinimet kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) parandalojnë apo jo transmetimin e virusit dhe padrejtësisë në shpërndarjen e vaksinës në botë.

Zëdhënësja e OBSh-së, Margaret Harris iu përgjigj pyetjeve rreth pandemisë Covid-19 në një konferencë shtypi të mbajtur në Zyrat e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë.

Lidhur me pasaportën e vaksinimit që disa vende duan të aplikojnë në udhëtimet ndërkombëtare, Harris bëri këtë vlerësim:

"Ekzistojnë dy probleme të mëdha me pasaportat e vaksinimit. Aktualisht nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të thënë që vaksinimi do të parandalojë apo jo transmetimin e viruseve te të tjerët."

Harris theksoi se problemi i dytë në aplikimin e pasaportës së vaksinimit është ndarja e padrejtë e vaksinave Covid-19.

"Shumë vende kanë mungesë të vaksinave", vlerësoi ajo.

Zëdhënësja Harris deklaroi se miratimi për përdorimin emergjent të vaksinave “Sinovac” dhe “Sinopharm” të zhvilluara nga Kina kundër Covid-19 do të mund të jepet deri në fund të prillit.

Harris shtoi se vonesa në miratimin e këtyre vaksinave ka ndodhur për shkak të nevojës për më shumë të dhëna.

 


Lajme të ngjashme