Mbyllja në Francë - Disa ministra dhe deputetë thyejnë rregullat

Disa ministra dhe deputetë pretendohet se kanë shkelur kufizimet e vendosura në Francë në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), njoftoi kanali “M6”.

1614890
Mbyllja në Francë - Disa ministra dhe deputetë thyejnë rregullat

Kanali francez “M6” pretendoi se ministrat dhe deputetët kanë darkuar "në mënyrë klandestine" në restorante luksoze të Parisit.

Në pamjet e kamerës së fshehtë të siguruara nga gazetari i televizionit, kamerierë dhe klientë duken pa maska në restorantet, të cilat sipas rregullave të mbylljes lejohen vetëm të ofrojnë ushqim të paketuar për ta marrë me vete ose shpërndarjen në shtëpi.

Përveç kësaj, një person pohon përpara kamerës së fshehtë, të ketë darkuar "në dy ose tre restorante që supozohet se janë restorante klandestine, me disa ministra dhe deputetë".

Pas skandalit, Policia e Parisit nisi një hetim.



Lajme të ngjashme