Holanda ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Holanda ka ndaluar plotësisht përdorimin e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania farmaceutike “AstraZeneca”.

1614332
Holanda ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Holanda ka ndaluar plotësisht përdorimin e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania farmaceutike “AstraZeneca”.

Media holandeze raportoi se një zyrtar i Shoqatës Komunale të Shërbimeve Shëndetësore (GGD GHOR) tha se përdorimi i vaksinës “AstraZeneca” ishte ndalur plotësisht për shkak të efekteve anësore dhe vdekjeve.

“Vaksinimet me ‘AstraZeneca’ janë anuluar”, thuhet në raport, duke shtuar se vaksina tjetër “Pfizer/BioNTech” do të vazhdojë të administrohet.

“Vendimi u mor në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Shtetëror të Shëndetit dhe Mjedisit (RIVM)”, bëhet e ditur në lajmet e mediave holandeze.

Ministria holandeze e Shëndetësisë si një masë paraprake më 15 mars vendosi për të ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Marcel Sturkenboom, drejtori i Organizatës Holandeze të të Moshuarve (KBO-PCOB), e cila ka më shumë se 800 degë dhe gati një çerek milion anëtarë në Holandë, kritikoi aplikimin e vaksinës “AstraZeneca” për të moshuarit mbi moshën 60-vjeç.

Ministria tha në një deklaratë me shkrim dje se zbatimi i vaksinës për ata nën moshën 60-vjeç është ndërprerë përkohësisht për herë të dytë për shkak të efekteve anësore të vërejtura tek pesë gra që janë vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”.

“Njëra nga gratë, të grupmoshës midis 25 dhe 65-vjeç, vdiq nga mpiksja e gjakut në mushkëri”, thuhej në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme