Vaksina intranazale turke antiCOVID efektive edhe kundër mutacionit

Studime e pavarura klinike provuan se një vaksinë potenciale e re kundër llojit të ri të koronavirusit, zhvilluar nga Turqia dhe administruar përmes hundës, është gjithashtu efektive kundër variantit britanik të sëmundjes.

1613735
Vaksina intranazale turke antiCOVID efektive edhe kundër mutacionit
Covid-19 sprey aşı, intranazal aşı 02.jpeg
intranazal aşı sprey aşı.jpg
Covid-19 sprey aşı, intranazal aşı 01.jpeg

Pas një takimi të Komitetit Shkencor të Turqisë të martën e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, theksoi mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e vaksinave intranazale kundër COVID-19.

Yunus Emre Deli, një zyrtar i kompanisë “Nanografi” që po zhvillon vaksinën në Parkun Teknologjik të Universitet Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU/METU) në Ankara, bëri me dije se hulumtimi filloi në shkurt 2020 dhe se të gjitha testet laboratorike të vaksinës së mundshme ishin kryer me standarde ndërkombëtare.

Pasi njoftoi se studimet paraklinike të vaksinës potenciale kanë përfunduar, Deli nënvizoi se ndryshe nga simotrat e saj me virus inaktiv dhe mARN (apo mRNA), modeli i tyre intranazal (vaksinë me spërkatje në hundë) ishte i bazuar në proteina.

“Prodhimi i dozave të para të vaksinës filloi në një strukturë të certifikuar nga Praktikat e Mira të Prodhimit (GMP)”, tha ai duke shtuar se testet e Fazës 1 do të fillojnë së shpejti.

Zyrtari i kompanisë prodhuese tha se vaksina intranazale në fjalë, edhe pse po zhvillohet kundër llojit të koronavirusit të zbuluar në Vuhan, studime e pavarura klinike provuan se ajo është e efektshme edhe ndaj variantit britanik.

“Ndërsa është tashmë efektive në variantet e reja, ajo do të jetë e mundur të modifikohet me shpejtësi ashtu si në teknologjinë e vaksinave mRNA”, vijoi ai.

Duke nënvizuar se provat klinike janë planifikuar të përfundojnë brenda vitit 2021, Yunus Emre Deli bëri me dije gjithashtu se kapaciteti aktual i impiantit prodhues mundëson prodhimin e deri 250 milionë dozave të vaksinës intranazale turke në vit.



Lajme të ngjashme