Turqi – 42.308 raste të reja me COVID-19 dhe rreth 16,6 milionë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 42.308 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 179 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1613840
Turqi – 42.308 raste të reja me COVID-19 dhe rreth 16,6 milionë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 179 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 31.892.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 3.400.296”, theksoi Ministria duke shtuar se 42.308 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 1.471 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 3.059.462 pacientësh, prej të cilëve 24.419 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.182 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 248.968 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 39.070.763”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 16.593.319 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 9.473.509 kanë marrë dozën e parë dhe 7.119.810 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme