Turqia synon të përdorë vaksinën intranazale kombëtare antiCOVID brenda vitit

Vaksina intranazale kombëtare e Turqisë (vaksina me spërkatje në hundë), e cila po zhvillohet kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) nga shkencëtarët turq, synohet të jetë në dispozicion brenda vitit.

1611216
Turqia synon të përdorë vaksinën intranazale kombëtare antiCOVID brenda vitit
Covid-19 sprey aşı, intranazal aşı 01.jpeg
Covid-19 sprey aşı, intranazal aşı 02.jpeg

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, dha informacione rreth gjendjes aktuale të punimeve shkencore për vaksinën kombëtare, gjatë një daljeje publike në kryeqytetin Ankara të vendit.

Ai tha se synimi i tyre është që vaksina intranazale antiCOVID, e cila po zhvillohet nga shkencëtarët turq, të vihet në përdorim brenda vitit 2021.

“Ne do të fillojmë shumë shpejt fazën e parë të testimit mbi njerëzit për vaksinën intranazale vendase të mundshme, fazat paraklinike të së cilës kanë përfunduar me sukses. Tani pritet miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Agjencisë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK). Pasi të jenë kryer me shpejtësi dhe sukses të gjitha fazat klinike, ne synojmë që këtë vaksinë ta vëmë në përdorim brenda vitit”, deklaroi ministri Varank mes të tjerash.



Lajme të ngjashme