Kanadaja pezullon përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Kanadaja ka pezulluar aplikimin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompanisë faramceutike “AstraZeneca” tek personat nën 55-vjeç.

1611328
Kanadaja pezullon përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Kanadaja ka pezulluar aplikimin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompanisë faramceutike “AstraZeneca” tek personat nën 55-vjeç.

Zv.kryetarja e Komitetit Këshillimor Kombëtar të Kanadasë për Vaksina (NACI), dr. Shelley Deeks tha se është pezulluar aplikimi i vaksinës antiCOVID i kompanisë “AstraZeneca” tek personat nën 55-vjeç.

Ajo theksoi se vendimi është marrë për shkak të "pasigurisë së konsiderueshme" në lidhje me problemet e shkaktuar nga vaksinat tek njerëzit me trombocite të ulëta.

Deeks tërhoqi vëmendjen se vendimi është marrë si "masë paraprake" në bazë të raporteve të ardhura nga Evropa lidhur me rastet që vaksina në fjalë ka shkaktuar mpiksje të gjakut të vërejtur shumë rrallë tek disa persona të vaksinuar, kryesisht tek gratë e reja.

Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Danimarka, Islanda, Rumania, Italia dhe Bullgaria në fillim të këtij muaji pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dobitë e vaksinës “AstraZeneca” janë më shumë sesa dëmet. Ai u bëri thirrje vendeve që të përdorin vaksinën në fjalë.

 


Lajme të ngjashme