Turqi – 32.404 raste të reja me COVID-19, rikthehet mbyllja në fundjavë për 58 provinca

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 32.404 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 154 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1610846
Turqi – 32.404 raste të reja me COVID-19, rikthehet mbyllja në fundjavë për 58 provinca

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 154 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 31.230.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 3.240.577”, theksoi Ministria duke shtuar se 32.404 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 1.325 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.975.108 pacientësh, prej të cilëve 18.015 nga e shtuna në të diel, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.998 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 225.511 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 38.102.747”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 15.205.160 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 8.547.590 kanë marrë dozën e parë dhe 6.657.570 të dyja dozat.

Ndërkohë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit që zgjati më shumë se tre orë e gjysmë.

“Rritja e numrit të rasteve, pacientëve (që kanë nevojë për trajtim spitalor) dhe vdekjeve na detyron të rishikojmë praktikat aktuale”, tha ai.

Erdogan bëri me dije se ndalimqarkullimi (ora policore) do të zbatohet sërish anembanë vendit nga ora 21:00 deri në 05:00 me kohën e Turqisë, si dhe përgjatë tërë fundjavës në 58 provinca “me rrezik shumë të lartë”, të cilat përbëjnë 80% të popullsisë totale të vendit.

“Policia e secilit në lidhje me masat kundër pandemisë duhet të jetë ndërgjegjja dhe mendja e vetë”, theksoi kreu i shtetit turk mes të tjerash.



Lajme të ngjashme