COVAX dërgon vaksina antiCOVID në 44 vende afrikane

Në 44 vende në Afrikë janë dërguar vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit si pjesë e Programit Global të Vaksinave COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

1608996
COVAX dërgon vaksina antiCOVID në 44 vende afrikane

Në 44 vende në Afrikë janë dërguar vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit si pjesë e Programit Global të Vaksinave COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me të cilin synohet të sigurohet qasje e barabartë në vaksinat për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Deri më tani, 7.7 milionë doza të vaksinës kanë arritur në zona me rrezik të lartë në rajonin e Afrikës, thuhet në llogarinë e OBSH-së në rrjetin social Twitter.

"Sipas Programit për Qasje Globale në Vaksinat kundër COVID-19 (COVAX), 44 vende Afrikane morën vaksinat përmes dhurimeve dhe marrëveshjeve dypalëshe", u tha në deklaratë.

OBSH-ja raportoi se 32 nga 44 vendet kanë filluar procesin e vaksinimit.

Deklarata gjithashtu vuri në dukje vështirësitë në furnizimin me vaksina dhe theksoi nevojën për më shumë vaksina anitCOVID në Afrikë.

Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) paralajmëroi se mungesat në furnizimin e vaksinave COVID-19 në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në Evropë, mund të ndikojnë negativisht në vendet afrikane.

Në këtë kontinent janë shënuar 4 milionë e 168 mijë raste të infektimeve ndërsa numri i vdekjeve është më shumë se 111 mijë.

 


Lajme të ngjashme