“Sinovac”: Vaksina “CoronaVac” efektive dhe e sigurt tek fëmijët

Kompania farmaceutike kineze, “Sinovac Biotech”, njoftoi hënën se vaksina e saj “CoronaVac” kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) është “efektive dhe e sigurt” tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës 3 deri në 17 vjeç.

1606661
“Sinovac”: Vaksina “CoronaVac” efektive dhe e sigurt tek fëmijët

Drejtori Mjekësor i “Sinovac”, Zeng Gang, vuri në pah gjatë një konference për shtyp se më shumë se 550 subjekte morën pjesë në provat klinike të fazës së hershme dhe të mesme.

Në bazë të rezultateve të studimit, Gang sqaroi se vaksina ishte efektive dhe e sigurt tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës 3 deri në 17 vjeç. Ai shtoi se vetëm dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç kishin pasur temperaturë të lartë gjatë testeve të vaksinës, ndërsa subjektet e tjera ishin ballafaquar vetëm me simptoma të lehta.

Më shumë se 70 milionë vaksina të kompanisë “Sinovac” janë administruar në mbarë botën, përfshi këtu edhe vetë Kinën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se miratimi për përdorimin emergjent të vaksinës kineze “CoronaVac” do të jepet deri në fund të marsit.



Lajme të ngjashme