Turqi – 13.215 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 10,1 milionë qytetarë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 13.215 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 64 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1597462
Turqi – 13.215 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 10,1 milionë qytetarë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 64 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 29.094.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.793.632”, theksoi Ministria duke shtuar se 13.215 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 767 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.632.030 pacientësh, nga të cilët 8.106 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.239 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 139.429 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 34.262.280”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 10.122.142 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 7.630.277 kanë marrë dozën e parë dhe 2.491.865 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme