Maduro bëri vaksinën ruse Sputnik V

"Me këtë vaksinë kemi vaksinuar një pjesë të madhe të personelit tonë shëndetësor dhe po bëjmë përgatitje për të shtuar edhe vaksinat e tjera për të mbrojtur popullin tonë", tha Maduro.

1596615
Maduro bëri vaksinën ruse Sputnik V

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka bërë vaksinën ruse "Sputnik V" kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Nga llogaria në «Twitter» Maduro publikoi videon e vaksinimit.

"Po e ndaj këtë moment. Mora dozën e parë të vaksinës «Sputnik V». Me këtë vaksinë kemi vaksinuar një pjesë të madhe të personelit tonë shëndetësor dhe po bëjmë përgatitje për të shtuar edhe vaksinat e tjera për të mbrojtur të gjithë popullin tonë", tha ai.

Maduro vuri në dukje se në vend ka mbërritur edhe dërgesa e dytë e dozave të vaksinës «Sputnik V» dhe se pavarësisht sanksioneve dhe pengesave ata po luftojnë me një përkushtim e vetëmohim të madh për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Venezuela ka shënuar rreth 1.400 viktima nga Covid-19, kurse numri i të infektuarave po u afrohet 142 mijëve. 

 


Lajme të ngjashme