OBSH: Gratë janë në krye të frontit të luftës kundër koronavirusit

Drejtori Rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge tha se në luftën kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), shumica e punonjësve në frontin e parë janë gra.

1595838

Në fjalimin e mbajtur në konferencën për shtyp të mbajtur nëpërmjet internetit, Kluge tërhoqi vëmendjen në rolin e gruas në luftën kundër Covid-19.

Ai nënvizoi se në sektorin shëndetësor në mbarë botën, 7 në 10 punonjës janë gra.

Hans Kluge tha se krahas kësaj, 84% e infermierëve në kontinentin e Evropës janë femra ndërsa 53% janë mjeke.

Duke iu referuar 8 marsit, Ditës së Gruas, Kluge theksoi se në asnjë vend të Evropës nuk është siguruar barazia gjinore dhe gjatë periudhës së epidemisë kjo gjendje u përkeqësua edhe më shumë.

Ai tërhoqi vëmendjen se shkalla e infektimit të grave nga virusi është më e lartë dhe shtoi: "Ne e dimë prej kohësh që situatat emergjente kanë një ndikim joproporcional në shëndetin e grave dhe Covid-19 nuk bëri përjashtim."

Nga ana tjetër, Kluge deklaroi se 5 javë më parë, 68 për qind e rreth 1.3 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor që u infektuan me Covid-19, ishin gra.

Drejtori Rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge tha se duhet bërë çdo përpjekje për të mbrojtur punonjësit që janë në krye të luftës kundër epidemisë dhe se është përgjegjësi e qeverive që të vaksinojnë punëtorët e këtij sektori.

Lajme të ngjashme