Turqia dërgon edhe 20.000 doza vaksinash “Sinovac” në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) Turqia dërgoi edhe 20.000 doza të tjera vaksine “Sinovac” në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

1594977

Një ambulancë ajrore e Ministrisë së Shëndetësisë transportoi vaksinat dhe u ul në orën 09.30 me orën lokale në Aeroportin “Ercan” të RTQV-së.

Kështu që numri total i vaksinave të dërguara në këtë vend arriti në 100 mijë.

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit ditën e mërkurë me Kryeministrin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersan Saner kishte bërë të ditur se do të dërgoheshin edhe 20 mijë vaksina antiCovid në këtë vend.

Lajme të ngjashme