Turqi – 11.322 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 9,65 milionë qytetarë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 11.322 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 68 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1595335
Turqi – 11.322 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 9,65 milionë qytetarë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 68 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.839.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.746.158”, theksoi Ministria duke shtuar se 11.322 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 685 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.601.137 pacientësh, nga të cilët 7.873 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.220 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 137.885 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 33.716.746”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 9.656.194 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 7.402.432 kanë marrë dozën e parë dhe 2.253.762 dozën e dytë.



Lajme të ngjashme