EMA fillon testimin e vaksinës antiCOVID të Rusisë “Sputnik V”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) filloi të enjten një procedurë të përshpejtuar për të testuar vaksinën “Sputnik V” të prodhuar nga Rusia kundër llojit të ri të koronavirusit.

1595159
EMA fillon testimin e vaksinës antiCOVID të Rusisë “Sputnik V”
Covid-19 rus aşısı Sputnik V.jpg

“Vlerësimi paraprak i vaksinës së zhvilluar nga Qendra Kombëtare Gamaleya për Kërkime Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike në Rusi filloi në bazë të rezultateve të testeve laboratorike dhe provave klinike tek të rriturit”, njoftoi EMA përmes një komunikate të shkruar.

Studimet tregojnë se “Sputnik V” stimulon prodhimin e qelizave imunitare, formimin e antitrupave kundër virusit dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjes së frymëmarrjes që shkakton COVID-19.

Ekspertët e Agjencisë Evropiane të Barnave do të vlerësojnë efikasitetin e vaksinës sipas procedurës së shpejtë.

Kjo do të thotë që rezultatet e testit tashmë janë duke u shqyrtuar, edhe nëse jo të gjitha rezultatet janë ende në dispozicion dhe asnjë kërkesë për autorizimin e marketingut nuk është paraqitur.

Vlerësimi i rregullatorit evropian të ilaçeve do të vazhdojë derisa të jenë në dispozicion të gjitha provat e nevojshme shkencore për të aplikuar për miratimin zyrtar të përdorimit të vaksinës “Sputnik V” në BE, rrjedhimisht ende nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë procesi i miratimit.

Mediat ruse raportuan në fillim të shkurtit se EMA-së i është paraqitur një kërkesë për miratimin e kësaj vaksine në BE, por Agjencia i mohoi këto lajme.

Vaksina në fjalë tashmë po përdoret në disa vende jashtë Rusisë.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë shprehur dëshirën e tyre që ta përdorin atë edhe nëse nuk ka miratim zyrtar të saj.

Aktualisht tre vaksina antiCOVID janë miratuar në BE dhe ato vijnë nga prodhuesit “Pfizer” e “BioNtech”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”.

Më 11 mars, EMA pritet gjithashtu të rekomandojë aprovimin e vaksinës nga prodhuesit amerikanë Johnson dhe Johnson.



Lajme të ngjashme