Mashtrohen me vaksinë false Covid-19 paqeruajtësit në Sudan

Ushtarëve të forcës paqeruajtëse të OKB-së në Sudanin Jugor u është injektuar ujë duke i mashtruar me vaksinë “false” Covid-19, raporton “Straitstimes”.

1593742
Mashtrohen me vaksinë false Covid-19 paqeruajtësit në Sudan

Ushtarëve të forcës paqeruajtëse të OKB-së në Sudanin Jugor u është shitur vaksinë “false” e koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

Sipas lajmit të “Straitstimes”, një mjek tajlandez me detyrë në misionin e OKB-së u ka injektuar 273 ushtarëve vaksinën “false”, përkundrejt 20 dollarëve dhe për të cilën ai tha se ishte efektive ndaj Covid-19.

Ushtarëve mjeku u injektoi “ujë” duke i mashtruar ata se po u bënte vaksinën e Covid-19.

Incidenti u zbulua kur një ushtar dalloi që flakonit të vaksinës i mungonte etiketa informuese dhe raportoi tek eprorët për situatën.

Zyrtarët tajlandezë raportuan se mjeku ishte shkarkuar nga detyra, ishte dërguar në vendin e tij dhe i ishte anuluar diploma e mjekësisë. 



Lajme të ngjashme