Erdogan: Turqia fillon të martën normalizimin e kontrolluar

Pas mbledhjes së kabinetit, Presidenti Erdoan bëri deklarata në lidhje me luftën kundër pandemisë së Covid-19.

1593032
Erdogan: Turqia fillon të martën normalizimin e kontrolluar
istanbulda sabah6.jpg

Pas mbledhjes së kabinetit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata në lidhje me luftën kundër pandemisë së Covid-19.

Duke kujtuar se ka kaluar gati një vit nga fillimi i zbatimit të masave epidemike, Erdoani deklaroi se që nga 2 marsi, vendi do të kalojë në fazën e normalizimit të kontrolluar.

Duke nënvizuar se të gjitha qytetet do të ndahen në 4 grupe rreziku dhe këto kategori do të rishikohen e përditësohen çdo javë, Erdoani njoftoi se masat do të shtrëngohen ose lehtësohen në nivel lokal çdo 2 javë, në varësi të zhvillimeve.

"Me 9 milionë të vaksinuar, që do të thotë më shumë se 10% e popullsisë së vendit, Turqia është një ndër 5 vendet e para në botë me një nivel kaq të lartë vaksinimi”,- shtoi lideri turk.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 69 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.638.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.711.479 pasi 9.891 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 2 milionë e 578 mijë e 181 pacientësh, nga të cilët 5.947 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.215 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 130.536 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 33 milionë e 305 mijë e 552”, sqaroi Ministria.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme