Vazhdon rritja e koronavirusit në botë, disa vende lehtësojnë masat izoluese

Numri i vdekjeve për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë është mbi 2 milionë e 510 mijë e 563, numri i të infektuarve me virus është mbi 113 milionë e 172 mijë dhe numri i të shëruarve është mbi 88 milionë e 776 mijë.

1590488
Vazhdon rritja e koronavirusit në botë, disa vende lehtësojnë masat izoluese
korona abd süper
İspanya koronavirüs Süper.jpg

Numri i vdekjeve për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë është mbi 2 milionë e 510 mijë e 563, numri i të infektuarve me virus është mbi 113 milionë e 172 mijë dhe numri i të shëruarve është mbi 88 milionë e 776 mijë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që janë baza e epidemisë në botë, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 518 mijë e 363ö kurse numri i të infektuarve në 28 milionë e 974 mijë e 620. Parashtrohet se një lloj më ngjitës dhe i rrezikshëm i llojit të ri të koronavirusit është zbuluar në shtetin e Kalifornisë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se vaksina e zhvilluar nga kompania farmaceutike Johnson dhe Johnson kundër Covid-19 është "e sigurt dhe efektive" dhe siguron 66 për qind mbrojtje kundër sëmundjes. Kompanitë farmaceutike të SHBA Pfizer, Moderna dhe Johnson dhe Johnson janë zotuar të sigurojnë 240 milionë doza të vaksinës Covid-19 deri në fund të marsit. Qeveria amerikane ka nënshkruar kontrata me 5 kompani të ndryshme farmaceutike për më shumë se një miliardë doza vaksine, të mjaftueshme për afërsisht 600 milionë njerëz.

Humbja e jetëve në Angli për shkak të virusit u rrit në 121 mijë e 747 me 442 vdekje në 24 orët e fundit. Numri i rasteve në vend është rritur në 4 milionë e 144 mijë e 577 me 9 mijë e 938 raste në 24 orët e fundit.

Francë, humbjet e jetëve për shkak të Covid-19 arritën në 85 mijë e 321 me 277 të vdekur në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve në vend u rrit në 3 milionë e 661 mijë e 410 me 31 mijë e 519 rastet e fundit. Pretendohet se në valën e dytë të epidemisë në Francë, disa punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët rezultuan pozitivë por nuk treguan simptoma vazhduan të punonin për shkak të mungesës së personelit dhe shqetësimit për pagat.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në Itali për shkak të Covid-19 së bashku me 318 vdekjet e ditës së fundit u rrit në 96 mijë e 666. Numri i të infektuarve me një rritje prej 16 mijë e 424 arriti në 2 milionë e 848 mijë e 564.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në Spanjë për shkak të Covid-19 së bashku me 389 vdekjet e ditës së fundit u rrit në 68 mijë e 468. Numri i të infektuarve në vend u rrit në 3 milionë e 170 mijë e 644 me 9 mijë e 212 rastet e fundit.

Portugali, numri i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të virusit në 24 orët e fundit u rrit me 50 në 16 mijë e 136 kurse numri i rasteve të reja u rrit në 800 mijë e 586 me një rritje prej 1 mijë e 480.

Ndërkaq masat e koronavirusit në fuqi në Danimarkë që nga dhjetori do të zbuten gradualisht duke filluar që nga 1 marsi.

Për shkak të Covid-19, humbja e jetëve në Brazil u rrit me 1.428 në 249 mijë e 957, me 1 mijë e 6 në 24 orët e fundit numri i vdekjeve në Meksikë arriti në 182 mijë e 815, në Argjentinë në 51 mijë e 650, në Kolumbi arriti në 59 mijë e 260, në Kili në 20 mijë e 173, në Ekuador 15 mijë e 634, në Bolivi 11 mijë e 547.

Kolumbia miratoi përdorimin emergjent të vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca. Kështu që pas vaksinës së quajtur "CoronaVac" të zhvilluar nga Sinovac dhe Pfizer/BioNTech, AstraZeneca u bë vaksina e tretë kundër Covid-19 me miratimin e përdorimit emergjent në Kolumbi.

Bullgari po zbuten masat kundër Covid-19. Qeveria vendosi të hapë restorantet në 1 mars dhe vendet e argëtimit në 1 prill. Në vendin ku 9,978 njerëz kanë vdekur nga epidemia, 1.800 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së fundit të autoriteteve, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur dhe 1.021 raste pozitive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 103.327 dhe numri i të vdekurve në 1.715.

Maqedoninë e Veriut, numri i të infektuarve me COVID-19 tejkalon shifrën 100 mijë. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.098.

Sipas deklaratës së fundit të autoriteteve, në Kosovë është regjistruar numër rekord i të infektuarve me COVID-19 brenda 24 orëve për vitin 2021. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 461 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, duke shënuar numër rekord të të infektuarve brenda 24 orëve për vitin 2021, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 67.469 raste.

Indi, 144 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë, 17 mijë e 106 njerëz u infektuan. Humbja e jetëve në vend u rrit në 156 mijë e 742 dhe numri i rasteve në 11 milionë e 46 mijë e 914.

Rusi, humbja brenda një dite për shkak të koronavirusit u rrit me 446 duke arritur në 84 mijë e 876. Në të njëjtën periudhë duke u rritur me 11 mijë e 198 arriti më 4 milionë e 212 mijë.

Pakistan, ku humbja e jetëve për shkak të Covid-19 u regjistrua si 12 mijë e 708 dhe numri i rasteve si 574 mijë e 580, ndërkohë u raportua se kufizimet filluan të hiqen. Në këtë kontekst, kufizimet kohore për qendrat tregtare, tregjet dhe parqet zbavitëse u hoqën. Gjithashtu deklarohet se zgjedhjet lokale, të cilat u shtynë për shkak të epidemisë, mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Një lloj i ri i koronavirusit me mutacione të parë në Angli u gjet në 23 persona në Libi. Në 24 orët e fundit në vend, 26 njerëz vdiqën nga Covid-19 dhe u zbuluan 561 raste të reja.

Kazakistan që nga 1 marsi, u vendos që të lehtësohen masat e marra brenda fushës së luftës ndaj koronavirusit. Numri i fluturimeve midis Kazakistanit dhe Turqisë nga ajo datë do të rritet 4 fish. Në vendin ku vdiqën 2 mijë e 718 njerëz, numri i rasteve u rrit me 753 në ditën e fundit duke arritur në 209 mijë e 562.

Në Nigeri, numri i vdekjeve nga epidemia u rrit në 874 mijë dhe numri i njerëzve të infektuar në 153 mijë e 187.



Lajme të ngjashme