Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (25 shkurt), raportohen 9.572 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 9.572 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 73 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1590882

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 73 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.358.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.674.766 pasi 9.572 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 2 milionë e 546 mijë e 503 pacientësh, nga të cilët 6.210 nga e mërkura nş tş enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.192 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 126.527 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 32 milionë e 811 mijë e 274”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme