OKB vlerëson Turqinë për suksesin në pasurinë pyjore

Suksesi i Turqisë për rritjen e ekzistencës (pasurisë) së pyjeve dhe pyllëzimit u certifikua edhe nga ana e Kombeve të Bashkuara.

1589912
OKB vlerëson Turqinë për suksesin në pasurinë pyjore

Suksesi i Turqisë për rritjen e ekzistencës (pasurisë) së pyjeve dhe pyllëzimit u certifikua edhe nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) për “Vlerësimin e Burimeve Pyjore Globale” që përfshin periudhën 2015-2020, Turqia është ndër vendet që ka rritur pasurinë e pyjeve dhe nga vendi i 46-të është lartësuar në vendin e 27-të.  

Turqia, në klasifikimin e pyllëzimit (mbjelljes së pemëve), zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e 6-të në botë.

Në kuadër të pasurive pyjore të vendit, në inventarin e pyjeve, në vitin 1973 u përcaktua të jetë 20 milionë e 199 mijë e 296 hektarë; në vitin u rrit në 22 milionë e 621 mijë e 935 hektarë dhe vitin e kaluar në 22 milionë e 740 mijë hektarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Pyjeve tha se janë shumë të lumtur për pasurinë pyjore të vendit dhe për suksesin e pasqyruar edhe në raportin e “Vlerësimit të Burimeve Pyjore Globale”.

"E gjithë kjo nënkupton regjistrimin (certifikimin) ndërkombëtar të rritjes së pasurive pyjore të vendit tonë. Në 18 vitet e fundit, ne kemi rritur pasuritë tona pyjore me 2.1 milionë hektarë. Synimi ynë i vitit 2023 është të arrijmë 23.4 milionë hektarë sipërfaqe pyjore, që korrespondon me 30 për qind të sipërfaqes së vendit", tha Bekir Karacabey.



Lajme të ngjashme