Numri i vdekjeve nga Covid-19 po u afrohet 2,5 milionëve

Pothuajse 2,5 milion njerëz kanë humbur jetën në të gjithë botën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

1588967
Numri i vdekjeve nga Covid-19 po u afrohet 2,5 milionëve
super foto fransa korona fransa 1.jpg

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën i tejkaloi 2.485.390 dhe rastet e infektimit janë mbi 112.263.000 ndërsa 87.798.000 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), epiqendra globale e pandemisë numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit është 512 mijë e 590, kurse numri i rasteve të regjistruara është mbi 28 milionë e 826 mijë e 307.

Brazil në 24 orët e fundit janë regjistruar 639 vdekje, në Meksikë 429 vdekje, në Peru 166, në Argjentinë 163, në Kolumbi 140, në Kili 84, në Bolivi 29 vdekje. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil arriti në 247.276, në Meksikë 180.536, në Peru 45.263, në Argjentinë 51.359, në Kolumbi 58.974, në Kili 20.126, në Bolivi 11.470. Qeveria meksikane ka njoftuar se për emigrantët e moshës 60 vjeç e lartë do të përdorë vaksinën me emrin “coronavac” të firmës kineze “Sinovac".

Angli në 24 orët e fundit janë regjistruar 178 vdekje dhe janë identifikuar 10.641 raste të reja. Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 120.757 ndërsa numri i rasteve arriti në 4.126.150. Kryeministri Boris Johnson ka thënë se karantina në vend do të hiqet gradualisht nga 8 marsi.

Spanjë – Me pak më pak se 21 mijë raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), Spanja gjatë fundjavës së fundit ka regjistruar numrin më të ulët të infeksioneve për këtë vit. Këto shifra vijnë pavarësisht asaj se Ministria e Shëndetësisë konfirmon një numër në rritje të llojeve shqetësuese të koronavirusit nga e gjithë bota. Lloji i parë i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar gati 900 herë në Spanjë. Ministria spanjolle tha se ai është më ngjitës dhe mund të jetë më vdekjeprurës se llojet e tjera, por shtoi se nuk do të ndikojë në mënyrë drastike te vaksinat. "Po zgjerohet më ngadalë se sa pritej. Ndoshta sepse masat që kemi marrë kanë ndihmuar në parandalimin e përhapjes së tij", tha Fernando Simon, shefi epidemiolog i Spanjës. Pavarësisht se lloji i ri është zbuluar më pak se 1 mijë herë, ai është bërë mbizotërues në rajonet Asturias, Ishujt Balearic, Cantabria dhe Katalonja. Ndërkohë, Spanja ka zbuluar 15 raste të llojit të parë të zbuluar në Afrikën e Jugut, lloj i cili sipas ministrisë i bën vaksinat më pak efektive. Afrika e Jugut madje anuloi shpërndarjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca pasi u zbulua se kishte pak efekt në COVID-19 e shkaktuar nga mutacioni. Spanja ka konfirmuar dy përhapje të vogla të këtij lloji. Një që buron nga një grup udhëtarësh që shkuan në Tanzani dhe një grup tjetër prej katër rastesh të lidhura ndoshta me këtë lloj virusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po studion edhe katër lloje të tjera të virusit të ri potencialisht kërcënuese. Gjatë fundjavës, Spanja konfirmoi 535 vdekje të tjera nga koronavirusi. Vendi ka administruar mbi 3 milionë doza të vaksinës, me pothuajse 1.2 milionë që kanë marrë të dy dozat e nevojshme.

Itali gjatë ditës së fundit u regjistruan 274 vdekje të reja duke e çuar numrin total të vdekjeve në 95.992 vdekje, ndërsa numri i rasteve të infektuara ka arritur në 2.818.863, përfshi 9.630 rastet e reja që janë raportuar për 24 orët e fundit.

Francë për shkak të Covid-19 në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 vdekje të reja, kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 84.613. Numri i të infektuarve të raportuar në një ditë në këtë vend është 4 mijë e 646 dhe numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 3.609.827. Në Paris, konsumi i alkoolit është ndaluar nga ora 11 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite në rrugë të caktuara që nga sot (e martë) si pjesë e masave anti-Covid-19.

Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 880 në 24 orët e fundit. Gjatë së njëjtës periudhë, u regjistruan 24 vdekje duke e çuar numrin e të vdekurve në 6.321. Numri i pacientëve të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv ka arritur në 346.

Tunizia raporton 18 vdekje dhe 575 raste të regjistruara në një ditë. Deri më tani, 7.811 njerëz kanë vdekur nga 228.937 persona të infektuar me virus.

Turqi - Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 78 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.138. “Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.646.526”, theksoi Ministria duke shtuar se 8.104 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 623 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes. Sipas saj, një total prej 2.529.450 pacientësh, nga të cilët 5.690 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.189 pacientë janë në gjendje të rëndë. “Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 118.816 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 32.436.998”, sqaroi ajo. Ministria po ashtu bëri me dije se 7.069.412 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 5.940.118 kanë marrë dozën e parë dhe 1.129.294 dozën e dytë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme