Turqi – 8.104 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 7 milionë qytetarë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 8.104 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 78 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1588569
Turqi – 8.104 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 7 milionë qytetarë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 78 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.138.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.646.526”, theksoi Ministria duke shtuar se 8.104 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 623 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.529.450 pacientësh, nga të cilët 5.690 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.189 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 118.816 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 32.436.998”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 7.069.412 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 5.940.118 kanë marrë dozën e parë dhe 1.129.294 dozën e dytë.



Lajme të ngjashme