OBSH: COVID-19 do të marrë fund në fillim të vitit 2022, skenarët më të këqij kanë mbaruar

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi të dielën se pandemia e llojit të ri të koronavirusit, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, do të marrë fund në fillim të vitit 2022 dhe se skenarët më të këqij kanë mbaruar.

1588088
OBSH: COVID-19 do të marrë fund në fillim të vitit 2022, skenarët më të këqij kanë mbaruar
super foto fransa korona 1.jpg
super foto fransa korona fransa 3.jpg
super foto fransa korona fransa 2.jpg

Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën, i tha transmetuesit shtetëror danez “DR” se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i përhapur edhe në vitin 2021, por do të jetë më i menaxhueshëm sesa në 2020.

Kluge vuri në pah se tashmë kanë lënë pas shpine skenarët më të këqij dhe se ka më shumë informacion në lidhje me virusin në krahasim me vitin 2020, kur virusi filloi të përhapet.

Megjithatë ai paralajmëroi se askush nuk mund ta dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë COVID-19.

“Unë mendoj që pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022. Do të vazhdojë të ketë një virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, theksoi zyrtari i lartë i OBSH-së.

Gjithashtu Kluge tha se mutacionet janë normale dhe se virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e mutacioneve është shqetësuese për ta.

Duke shtuar se OBSH-ja po monitoron nga afër efektivitetin e vaksinave të zhvilluara kundër COVID-19 për shkak të varianteve të reja që përhapen më shpejt, ai saktësoi se vaksinat mund të modifikohen në bazë të mutacioneve të reja nëse është e nevojshme dhe s'ka nevojë që ato të prodhohen nga fillimi.

Sipas tij, mutacionet nuk do ta bëjnë virusin të pakontrollueshëm, por ato vende, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion, mund të përballen me një trysni edhe më të madhe, gjë që e bën të domosdoshme marrjen e mutacioneve shumë seriozisht.

Dr. Kluge potencoi edhe se problemi më i madh do të shfaqet kur personat e vaksinuar do të jenë në të njëjtin ambient me të pavaksinuarit, kështu që planifikimi dhe programimi i fushatës së imunizimit është një faktor shumë i rëndësishëm.



Lajme të ngjashme