"Koronavirusi do të jetë një problem për 10 vitet e ardhshme"

Prof. dr. Uğur Şahin, partneri themelues i kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, e cila prodhoi vaksinën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), tha se virusi do të jetë një problem për 10 vitet e ardhshme.

1585201

“Ne kemi siguruar vaksina për më shumë se 10 milionë njerëz, por ka akoma shumë për të bërë. Ne duam që ta bëjmë vaksinën tonë të disponueshme për njerëzit në të gjithë botën”, shtoi ai.

Shoqata e Punonjësve Turq (WITSA) në Bankën Botërore (BB) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) organizoi një videokonferencë të titulluar "Bashkëpunimi ndërkombëtar në kapërcimin e pandemisë" me pjesëmarrjen e themeluesve të firmës “BioNTech”, Uğur Şahin dhe bashkëshortes së tij dr. Özlem Türeci.

Zoti Şahin theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër virusit dhe bëri këtë vlerësim: “Është shumë e qartë që ky virus do të qëndrojë me ne. Por ky nuk është një problem i përkohshëm vetëm për vitet 2021 dhe 2022. Virusi përbën një vështirësi për 10 vitet e ardhshme".

Edhe dr. Türeci pasi tha se ata duan të sigurojnë barazi në shpërndarjen dhe qasjen e vaksinës vuri theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë çështje.

Lajme të ngjashme