Turqi – 7.906 raste të reja me COVID-19 dhe gati 5,2 milionë qytetarë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 7.906 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 90 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1584884
Turqi – 7.906 raste të reja me COVID-19 dhe gati 5,2 milionë qytetarë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 90 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 27.652.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.602.034”, theksoi Ministria duke shtuar se 7.906 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 658 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.489.624 pacientësh, nga të cilët 7.189 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.201 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 115.794 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 31.748.965”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 5.173.121 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 4.441.257 kanë marrë dozën e parë dhe 731.864 dozën e dytë.



Lajme të ngjashme