Vaksina e aplikuar në Turqi është më e dobishme kundër mutacionit

Anëtari i Komitetit Shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë, Prof. dr. Hasan Murat Gündüz deklaroi se vaksina e inaktive “Sinovac” e importuar nga Kina dhe e aplikuar në Turqi është më e favorshme kundër virusit që ka pësuar mutacion.

1583759

"Dihet që kjo vaksinë është më e dobishme kundër varianteve të reja të virusit. Tani, edhe vendet e tjera perëndimore kanë filluar t'i drejtohen kësaj vaksine inaktive. Prandaj, ky është një avantazh për ne. Pasi ne e vaksinojmë shoqërinë tonë me vaksina inaktive”,- sqaroi ai.

Gündüz theksoi se ekziston një prognozë që vaksina të jetë efektive kundër këtyre viruseve që kanë pësuar mutacion dhe shoqëria jonë do të arrijë në një pikë më të mirë në muajt e fundit të pranverës duke i respektuar deri në fund masat dhe me imunizimin e shoqërisë sonë.

Prof. dr. Hasan Murat Gündüz pohoi se kështu shoqëria turke mund të hyjë në muajt e verës në një mënyrë më të shëndetshme, duke shtuar se vetëm kështu do të jetë e mundur parandalimi i epidemisë.

Lajme të ngjashme