Rastet e reja me COVID-19 në trend rënieje, ballkanasit divergjentë për çështjen e vaksinimit

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 2.279.602 të vdekur dhe mbi 104.948.472 të infektuar në të gjithë botën që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, ndërkohë që më shumë se 76.701.607 pacientë janë shëruar.

1577339
Rastet e reja me COVID-19 në trend rënieje, ballkanasit divergjentë për çështjen e vaksinimit
Arnavutluk_covid_aşılama.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër aktuale e pandemisë globale, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri u rrit me 2.580 në 24 orët e fundit dhe shkoi në 461.930, kurse numri i rasteve shënoi një rritje me 69.489 duke kapur totalin e 27.105.457 të infektuarve. Ndërkohë, dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, njoftoi se shkollat mund të hapen për arsimin ballë për ballë edhe nëse mësuesit nuk marrin vaksinën antiCOVID.

Për shkak të COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1.254 vdekje në Brazil, 1.707 në Meksikë, 113 në Argjentinë, 301 në Kolumbi, 184 në Peru, 17 në Kili, 34 në Ekuador, 58 në Bolivi, 27 në Guatemalë dhe 24 në Honduras. Me këto të dhëna, vdekjet e shkaktuara nga virusi i ri korona arritën në 227.592 në Brazil, 161.240 në Meksikë, 48.539 në Argjentinë, 54.877 në Kolumbi, 41.538 në Peru, 18.576 në Kili, 14.949 në Ekuador, 10.571 në Bolivi, 5.736 në Guatemalë dhe 3.662 në Honduras.

Italia raportoi se me vdekjen e 477 njerëzve në 24 orët e fundit, numri i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë shkoi në 89.820. Kurse numri i të infektuarve u rrit me 13.189 në 2.583.790.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 322 viktima dhe 19.202 raste të reja në 24 orët e fundit. Numri i vdekjeve për shkak të virusit në vend është 109.335 dhe ai i personave të infektuar 3.871.825.

Franca bëri me dije se 357 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit duke e çuar në 77.595 numrin total të viktimave për shkak të COVID-19. Me 26.362 raste të reja në një ditë, numri i të infektuarve në këtë vend shkoi në 3.251.160.

Spanjë, me vdekjen e 565 njerëzve në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri, numri i përgjithshëm i viktimave nga ky shkak arriti në 60.370. Në të njëjtën periudhë, numri i të infektuarve u rrit në 2.883.465 me 31.596 raste të reja brenda ditës.

Portugalia njoftoi se numri i njerëzve që vdiqën në 24 orët e fundit për shkak të virusit u rrit me 240, në 13.257; kurse numri i rasteve të reja u rrit me 9.843, në 740.944.

Humbjet e jetëve si pasojë e COVID-19 kanë vazhduar të rriten edhe në vendet e Lindjes së Mesme.

Ministria e Shëndetësisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se 12 persona kanë vdekur brenda ditës së fundit dhe 3.977 të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë në këtë vend ka arritur në 878, ai i të infektuarve në 313.626 dhe i pacientëve të shëruar në 289.276.

Arabia Saudite deklaroi se 3 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e pandemisë në vend dhe 306 të tjerë janë diagnostikuar me COVID-19. Kështu, gjithsej 6.386 veta kanë humbur jetën, 368.945 janë infektuar dhe 360.400 janë shëruar deri më sot.

Kuvajt njoftohet se gjatë ditës së fundit vetëm 1 person ka humbur jetën si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe 756 të tjerë janë infektuar. Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 961, ai i rasteve në 167.410 dhe i të shëruarve në 159.543. Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, zyrtarët kuvajtianë paralajmëruan gjithashtu se do të ndalojnë hyrjen e të gjithë shtetasve të huaj në vend për një periudhë dyjavore duke filluar nga data 7 shkurt.

Algjeria raportoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe janë zbuluar 275 raste të reja. Në këtë vend, COVID-19 u ka marrë jetën 2.900 njerëzve, ndërsa janë regjistruar 108.116 raste dhe 74.000 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në Tunizi njoftoi se 87 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe se janë zbuluar 1.267 raste të reja gjatë ditës së fundit. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus ka shkuar në 6.980, ai i rasteve në 212.679 dhe i pacientëve të shëruar në 167.699.

Ndërkaq, si në mbarë botën edhe në Ballkan, mes çështjeve aktuale është vaksina antiCOVID.

Fushata e vaksinimit ka nisur tashmë në Shqipëri, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të fillojnë së shpejti imunizimin e popullsive të tyre. Sipas një sondazhi, qytetarët e këtyre vendeve shprehin mendime të ndryshme sa i përket vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit. Duke përmendur arsye të ndryshme, disa prej tyre thonë se vaksina duhet të bëhet patjetër, ndërsa të tjerë nuk janë dakord të vaksinohen.

Bilanci i koronavirusit të ri në disa vende ballkanike është: 1.404 vdekje për 80.941 raste në Shqipëri, 1.510 vdekje për 61.575 raste në Kosovë, 2.893 vdekje për 93.510 raste në Maqedoni të Veriut, 825 vdekje për 63.118 raste në Mal të Zi, 4.071 vdekje për 400.837 raste në Serbi dhe 9.218 vdekje për 221.266 raste në Bullgari.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se infektimet e reja me COVID-19 kanë shënuar rënie në mbarë botën për të tretën javë radhazi. Megjithatë, duke rikujtuar se qeveritë i shfuqizuan kufizimet përpara kohe vitin e kaluar duke shkaktuar rikthimin e virusit “shumë më fuqishëm”, OBSH-ja i paralajmëroi qeveritë e shteteve ku fushata e vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit ka filluar, se është ende shumë herë për t'u dhënë fund masave aktuale.



Lajme të ngjashme