Kina do të dërgojë 10 milionë doza të vaksinave në vendet në zhvillim

Kina ka planifikuar që përmes Programit Global për shpërndarje të vaksinave kundër COVID-19 (COVAX) t'u sigurojë 10 milionë doza të vaksinës shteteve në zhvillim.

1576694
Kina do të dërgojë 10 milionë doza të vaksinave në vendet në zhvillim

Kina ka planifikuar që përmes Programit Global për shpërndarje të vaksinave kundër COVID-19 (COVAX) t'u sigurojë 10 milionë doza të vaksinës shteteve në zhvillim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin tha se vendi i tij do të përmbushë kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të përmbushur nevojën e vaksinave kundër COVID-19 në vendet që janë në zhvillim ku do të sigurojnë 10 milionë doza të vaksinës për vendet në fjalë.

"Ne shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare të marrë masa që ta mbështesë programin COVAX dhe punën e OBSH-së përmes veprimeve konkrete, të ndihmojë vendet në zhvillim të marrin vaksinat në kohë dhe të ndihmojnë komunitetin ndërkombëtar për të kaluar pandeminë në të ardhmen e afërt", tha ai.

Kina deri më tani ka dërguar sasi të mëdha të vaksinave kundër COVID-19 në vendet që janë në zhvillim. Ndërsa ende vazhdon procesi i OBSH-së për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinave kineze.

Iniciativa COVAX u formua në prill 2020 nga OBSH-ja, Shoqata Globale e Vaksinave dhe Vaksinimit (GAVI) dhe Koalicioni i Inovacionit për Gatishmërinë Pandemike (CEPI).

COVAX u themelua me qëllim për të bërë shpërndarjen e drejtë, të shpejtë dhe të barabartë të vaksinave në 92 shtetet më të varfra në botë.

Deri më tani 190 shtete janë anëtarësuar në COVAX ndërsa Rusia dhe SHBA-ja ende nuk janë anëtare. (AA)



Lajme të ngjashme