Turqia dërgon 20.000 doza të tjera “CoronaVac” në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Turqia bëri të enjten drejt Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) një dërgesë tjetër të vaksinës së prodhuar nga kompania farmaceutike “Sinovac Biotech” e Kinës.

1573144
Turqia dërgon 20.000 doza të tjera “CoronaVac” në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Një ambulancë ajrore e Ministrisë së Shëndetësisë transportoi 20.000 doza të “CoronaVac” në RTQV.

“Turqia ka qenë gjithmonë pranë nesh dhe furnizimi me vaksina është një provë e mëtejshme”, deklaroi ministri i Shëndetësisë së RTQV-së, Ali Pilli.

Ai vlerësoi udhëheqjen turke për mbështetjen dhe përpjekjet e saj duke shtuar se fushata e vaksinimit do të vazhdojë falë Ankarasë.

Më 14 janar, Turqia bëri dërgesën e parë me 20.000 doza, menjëherë pas së cilës RTQV-ja nisi fushatën e imunizimit.

Faza e parë e fushatës së vaksinimit në RTQV, e cila përfshinte të gjithë personelin shëndetësor në vijë e parë të luftës me COVID-19, vazhdoi nga data 15 deri më 22 janar.



Lajme të ngjashme