Vazhdon rritja në shifrat e koronavirusit në botë

Numri i vdekjeve për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë është mbi 2 milionë e 85 mijë e 494, numri i të infektuarve me virus është mbi 97 milionë e 382 mijë dhe numri i të shëruarve është mbi 69 milionë e 943 mijë.

1568181
Vazhdon rritja në shifrat e koronavirusit në botë
Süper Covid.jpg
süper covid

Numri i vdekjeve për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë është mbi 2 milionë e 85 mijë e 494, numri i të infektuarve me virus është mbi 97 milionë e 382 mijë dhe numri i të shëruarve është mbi 69 milionë e 943 mijë.

Numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të epidemisë së koronavirusit në Indi u rrit në 152 mijë e 906. Numri i rasteve në vend është rritur gjithashtu në 10 milionë e 611 mijë e 719.

Kinë, deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 4 mijë e 635 njerëz dhe janë evidentuar 88 mijë e 701 raste. Ndërsa numri ditor i rasteve afrohet në 150, periudha 14-ditore e karantinës për ata që vijnë nga jashtë shtetit në kryeqytetin Pekin u rrit në 28 ditë.

Korenë e Jugut numri i total i njerëzve që kanë vdekur për shkak të virusit u rrit në 1 mijë e 316. Numri total i rasteve u rrit në 73 mijë e 918. Masat e nivelit të dytë në vend u zgjatën deri më 31 janar.

Taxhikistan, në xhamitë që ishin të mbyllura prej 9 muajsh për obligim për shkak të epidemisë, namazi kolektiv do të mbahet përsëri që nga 1 shkurti. Në këtë vend 90 njerëz kanë vdekur për shkak të virusit ndërsa numri i të infektuarve u regjistrua si 13.308.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit, me vdekjen e 37 pacientëve në 24 orët e fundit, humbja e jetëve nga Covid-19 u rrit në 4 mijë e 179. Numri i njerëzve të infektuar me virus në vend gjithashtu u rrit me 8 mijë e 174, në 578 mijë e 319. Nga ana tjetër, doza e parë e vaksinës Covid-19 iu bë 2 milion e 364 mijë e 828 persona në vend dhe ndërsa doza e dytë iu bë 691 mijë e 876 personave.

Në mbarë kontinentin afrikan humbjet e jetëve për shkak të virusit u rrit në 81 mijë e 861 dhe numri i rasteve në 3 milion e 352 mijë e 823. Numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve në kontinent u regjistruan në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në disa vende të tjera për shkak të Covid-19 është si më poshtë: Rusi (67 mijë e 832), Iran (57 mijë e 57), Afrika e Jugut (38 mijë e 854), Indonezi (26 mijë e 857), Irak (12 mijë e 968), Pakistan (11 mijë e 157).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 415 mijë e 894. Numri i të infektuarve në vend u rrit në 24 milionë e 999 mijë.

Kili, ku për shkak të epidemisë kanë humbur jetën 17 mijë e 594 njerëz, u miratua për raste urgjente vaksina e Kinës, CoranaVac.

Poloni, ku për shkak të koronavirusit kanë vdekur 34 mijë e 141 persona, Kryeministri Mateusz Morawiecki u shkroi një letër drejtuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) për shkak të anomalive në furnizimin e vaksinave Kovid-19. Në letër ai kërkoi qartësim për shkaqet se përse vaksinat kundër Covid-19 të kompanisë gjermane të bioteknologjisë “BioNTech” të themeluar nga Prof. Dr. Ugur Sahin dhe bashkëshortja e tij Dr. Ozlem Tureci nuk janë shpërndarë në vendet e BE-së në periudhën e përcaktuar.

Humbja e jetëve në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të virusit u rrit në 93 mijë e 290 me 1 mijë e 820 vdekje në 24 orët e fundit. Numri i rasteve në vend është rritur në 3 milionë e 505 mijë e 754.

Itali me 524 humbjet në 24 orët e fundit gjithësej 83 mijë e 681 njerëz kanë vdekur për shkak të epidemisë kurse numri i njerëzve të infektuar u rrit në 2 milionë e 414 mijë e 166 me 13 mijë e 571 infektime në 24 orët e fundit.

Francë, humbjet e jetëve për shkak të Covid-19 arritën në 71 mijë e 652 me 310 të vdekur në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve në vend u rrit në 2 milionë e 965 mijë e 177 me 26 mijë e 784 rastet e fundit.

Humbja e jetëve në Spanjë për shkak të virusit u rrit në 54 mijë e 637 me 464 vdekje në 24 orët e fundit. Numri i rasteve në vend është rritur në 2 milionë e 211 mijë e 967.

Ministria e Shëndetësisë së Portugalisë njoftoi se 219 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19 dhe 14 mijë e 647 raste të reja u regjistruan, duke nënvizuar se ky numri më i lartë që nga shpërthimi i epidemisë. Humbjet e jetëve në vend u rritën në 9 mijë e 465 dhe numri i rasteve në 581 mijë e 605. Orët e punës së bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare janë kufizuar në këtë vend ku popullit i kërkohet të mos dalë në rrugë nëse nuk është e detyrueshme. Për shkak të rritjes së rasteve të reja po diskutohet për kalimin në arsimin në distancë në shkolla.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në disa vende të tjera për shkak të Covid-19 është si më poshtë: Brazil (212 mijë e 893), Meksikë (144 mijë e 371), Gjermani (50 mijë e 296), Kolumbi (49 mijë e 792), Argjentinë (46 mijë e 216), Peru (39 mijë e 157), Ukrainë (21 mijë e 258), Belgjikë (20 mijë e 554), Kanada (18 mijë e 462), Kili (17 mijë e 594), Rumani (17 mijë e 485), Çeki (14 mijë e 820), Ekuador (14 mijë e 437), Holandë (13 mijë e 248), Hungari ( 11 mijë 615) Suedi (10 797), Bolivi (9 mijë 764), Guatemalë (5 mijë e 343).



Lajme të ngjashme