Në Turqi filloi vaksinimi i grupit të dytë

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri të ditur se sot do të fillojë vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85 vjeç.

1568248
Në Turqi filloi vaksinimi i grupit të dytë

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri të ditur se sot do të fillojë vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85 vjeç.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së Këshillit Shkencor ministri Koca dha detaje në lidhje me vaksinimin në vend.

“Jemi duke bërë të pamundurën në mënyrë që të vaksinohen sa më shumë njerëz në kohën më të shkurtër”, deklaroi Koca.

Gjithashtu sot do të vaksinohen punonjësit e farmacive dhe depove farmaceutike si dhe studentët që janë në stazh në fakultetet e farmacisë.

Ndërkaq  Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.406.216” duke shtuar se 6.435 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 752 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.283.919 pacientësh, nga të cilët 5.932 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.102 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 168.894 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 27.867.450”, sqaroi Ministria.

 


Lajme të ngjashme