Qiproja e Veriut mori 20.000 doza të vaksinës Sinovac nga Turqia

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersan Saner tha se qëllimi i tyre është të vaksinojnë 80% të popullsisë.

1563864
Qiproja e Veriut mori 20.000 doza të vaksinës Sinovac nga Turqia

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersan Saner dhe ministri i Shëndetësisë, Ali Pilli në një konferencë shtypi që mbajtën në Kryeministri bënë deklarata në lidhje me vaksinat Sinovac, që mbërritën nga Turqia në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryeministri turkoqipriot tha se sot në orën 03.00 kishin mbërritur në ishull 20.000 doza të vaksinës Sinovac.

"Sot është një ditë e rëndësishme për Republikën Turke të Qipros së Vriut KKTC/TRNC)”,- theksoi ai.

Si pjesë e programit të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë fushata e vaksinimit do të fillojë me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit mbi moshën 65 vjeç,- sqaroi kryeministri Saner.

"Qëllimi është të vaksinohet 80% e popullsisë",- shtoi ai.

Kryeministri turkoqipriot falënderoi Presidentin Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Nënpresidentin Fuat Oktay dhe shprehu besimin se tani e tutje do të krijohet një mjedis më i rehatshëm pune për ministrin e Shëndetësisë dhe punonjësit e tij.

Saner tha gjithashtu se në një kohë kur në pjesën greke të ishullit deri më tani kanë mbërritur rreth 6.000 vaksina, numri i vaksinave që kanë arritur në Qipron turke është 20.000.

Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Ali Pilli deklaroi se vaksinimi do të fillojë në 15 ose 16 janar dhe se me 20.000 doza do të vaksinohen 10.000 njerëz.

 


Lajme të ngjashme