Koronavirusi në Turqi (13 janar) – 9.554 raste të reja, 173 të vdekur dhe 9.463 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 9.554 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 173 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 173 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 23.325.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.355.839”, theksoi Ministria duke shtuar se 9.554 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 971 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.
Sipas saj, një total prej 2.227.927 pacientësh, nga të cilët 9.463 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.652 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 173.603 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 26.729.839”, sqaroi Ministria.