Bilanci i pandemisë (12 janar) – Turqia raporton 9.809 raste të reja në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 9.509 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 171 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
1562304

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.346.285, pasi 9.809 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.
Sipas saj, një total prej 2 milionë e 218 mijë e 464 pacientësh, nga të cilët 10.013 nga e hëna në të matë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.701 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 179.208 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 26 milionë e 555 mijë e 992”, sqaroi Ministria.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |