Koronavirusi – Mbi 90 milionë të infektuar anembanë botës; vaksinohet çifti mbretëror britanik

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ka arritur në mbi 90 milionë në mbarë botën.

1560709
Koronavirusi – Mbi 90 milionë të infektuar anembanë botës; vaksinohet çifti mbretëror britanik
korona ingiltere 02.jpg
korona ingiltere 01.jpeg

Deri më tani janë regjistruar 90 milionë e 159 mijë e 851 raste globale me COVID-19, sëmundje që u shfaq për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe më pas u përhap në gjithë botën, sipas portalit “Worldometer”, i cili përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej 22 milionë e 699 mijë e 938 raste deri më tani.

SHBA-ja ndiqet nga India me 10 milionë e 451 mijë e 346 raste, Brazili me 8 milionë e 75 mijë e 998, Rusia me 3 milionë e 379 mijë e 103, Britania me 3 milionë e 17 mijë e 409, Franca me 2 milionë e 767 mijë e 312, Turqia me 2 milionë e 317 mijë e 118, Italia me 2 milionë e 257 mijë e 866, Spanja me 2 milionë e 50 mijë e 360, Gjermania me 1 milion e 914 mijë e 335, Kolumbia me 1 milion e 771 mijë e 363, Argjentina me 1 milion e 714 mijë e 409, Meksika me 1 milion e 524 mijë e 36, Polonia me 1 milion e 376 mijë e 389, Irani me 1 milion e 280 mijë e 438, Afrika e Jugut me 1 milion e 214 mijë e 176, Ukraina me 1 milion e 110 mijë e 15 dhe Peruja me 1 milion e 32 mijë e 275 raste.

Në mbarë botën, deri më tani për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 1 milion e 936 mijë e 362 njerëz, kurse 64 milionë e 557 mijë e 913 persona e kanë fituar betejën me virusin dhe janë shëruar.

Ndërkaq, Pallati "Buckingham" njoftoi të shtunën se Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshorti i saj, Princi Philippe, morën të shtunën injeksionin e tyre të parë të vaksinës antiCOVID-19.

Kështu, monarkja 94-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 99-vjeçar, dukë i Edinburgut, u janë bashkuar rreth 1,5 milionë personave që janë vaksinuar tashmë në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu Papa Françesku, udhëheqës shpirtëror i katolikëve dhe president i Vatikanit, deklaroi se ai do të bëjë vaksinën antiCOVID. Pasi njoftoi se vaksinimi në Vatikan do të fillojë javën e ardhshme, papa u shpreh me këto fjalë: “Unë gjithashtu e regjistrova veten time. Vaksina duhet bërë”.



Lajme të ngjashme