OBSH jep miratimin e parë për përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) renditi të enjten vaksinën «Pfizer/BioNTech» si ilaçi i parë i tillë që ka marrë vërtetimin e tij emergjent që kur shpërthimi i koronavirusit filloi një vit më parë.

1555636
OBSH jep miratimin e parë për përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer
pfizer.JPG

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ardhur një deklaratë e rëndësishme në përvjetorin e parë që kur ajo është informuar mbi identifikimin e një sëmundjeje të mistershme që prek rrugët e frymëmarrjes dhe me burim të panjohur në qytetin Wuhan të Kinës.

Në deklaratën me shkrim bërë nga OBSh disa orë para mbylljes së vitit 2020 thuhet se vaksina anti-Covid19, e prodhuar nga firma bioteknologjike gjermane “BioNTech”, me ortak themelues shkencëtarin turk prof. dr. Uğur Şahin, në bashkëpunim me firmën amerikane “Pfizer”, ka marrë miratimin e organizatës për përdorim emergjent.

"Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale në vaksinat kundër COVID-19", tha dr. Mariangela Simao, zv/drejtoreshë e përgjithshme e OBSH-së për aksesin në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

"Por unë dua të theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur nevojat e popullatave prioritare kudo," shtoi ajo.

"OBSH dhe partnerët tanë po punojnë natë e ditë për të vlerësuar vaksinat e tjera kandidate që kanë arritur standardet e sigurisë dhe efikasitetit," tha Simao duke e cilësuar me rëndësi jetike sigurimin e furnizimit kritik të nevojshëm për t'u shërbyer të gjitha vendeve në botë dhe për të ndaluar pandeminë.

Firmat “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë lidhur kontrata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bashkimin Evropian (BE), Anglinë, Kanadanë dhe Japoninë për furnizimin me vaksina.

Qeveria amerikane ka premtuar të bëjnë bëjë një pagesë prej 1,95 miliardë dollarë për të blerë 100 milionë doza në rast se vaksina kandidate do të ketë sukses, kurse BE-ja dhe vendet e tjera kanë lidhur kontrata paraprake me firmën për të blerë vaksinën e Pfizer/BioNTech, përkatësisht: BE 300 milionë doza, Anglia 40 milionë, Kanadaja 20 milionë dhe Japonia 120 milionë doza.

Kompania planifikon që deri në fund të 2021-t të prodhojë afërisht 1,3 miliardë doza.

Një vit më parë, kur Pekini identifikoi për herë të parë një koronavirus të ri, SARS-CoV-2, i cili çoi në pandeminë COVID-19, nuk kishte raste të njohura jashtë Kinës.

Por sot, ka më shumë se 83 milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 1,8 milionë vdekje të konfirmuara në nivel global, sipas Universitetit të Mjekësisë “Johns Hopkins” në ShBA.

Më 2 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë perëndimor që miratoi një vaksinë kundër COVID-19 kur i dha dritën jeshile një vaksine të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer” dhe kompania gjermane e bioteknologjisë “BioNTech”. Rusia tashmë ka administruar vaksinën e saj “Sputnik V”.

Deri në 50 vende, duke përfshirë ShBA-në dhe BE kanë miratuar për momentin vaksinat për përdorim urgjent ose normal.

Lista e Përdorimit Emergjent të OBSH-së hap rrugën për vendet e interesuara që të përshpejtojnë proceset e tyre të miratimit rregullator për të importuar dhe administruar vaksinën.

Lista gjithashtu mundëson që agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF dhe Organizata Shëndetësore Panamerikane të prokurojnë vaksinën për shpërndarje në vendet në nevojë.

Më 19 dhjetor ShBA-ja miratoi vaksinën “Moderna” si ilaçi i dytë për përdorim kundër COVID-19.

Të mërkurën, rregullatori i ilaçeve në Britani miratoi vaksinën “Oxford-AstraZeneca COVID-19” për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë vendin e parë që e bën këtë.

 


Lajme të ngjashme