Turqi - Nga nesër fillon zbatimi i kërkesës së testeve PCR në vendkalimet kufitare

Zbatimi i kërkesës për të paraqitur teste PCR me rezultat negativ të bëra jo më vonë se 72 orët për të gjithë pasagjerëve që vijnë në Turqi nga ajri, toka dhe deti fillon nesër.

1554025

Ky zbatim do të jetë në fuqi deri më 1 mars 2021.

Në kuadër të këtij zbatimi, i cili do të fillojë nesër në pikat kufitare tokësore në Edrene, për hyrjet në Turqi nga Evropa gjatë kontrollit të pasaportës do të kërkohet testi negativ PCR që është bërë jo më vonë se 72 orët e fundit.

Ata që nuk paraqesin testin në portën kufitare do të futen në karantinë në adresën ku deklarojnë se do të qëndrojnë në Turqi (shtëpi, hotel) ose mund të përdorin të drejtën e tyre për tu kthyer.

Ata që deklarojnë se nuk kanë vend për të qëndruar do të futen në karantinë në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoria e Shëndetësisë.

Në ditën e 7-të të karantinës, periudha e karantinës do të konsiderohet e plotë për ata, testet PCR të të cilëve janë negative. Ndërkaq trajtimet për ata që rezultojnë pozitivë do të kryhen në përputhje me udhëzuesin për llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme