Koronavirusi në Turqi (29 dhjetor) – 15.805 raste të reja, 253 të vdekur dhe 21.004 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 15.805 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 253 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1554207
Koronavirusi në Turqi (29 dhjetor) – 15.805 raste të reja, 253 të vdekur dhe 21.004 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 253 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 20.388.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.178.580”, theksoi Ministria duke shtuar se 15.805 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 2.783 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.058.437 pacientësh, nga të cilët 21.004 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.191 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 183.117 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 24.141.935”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme