Vazhdon sfida me COVID-19 në botë

Bota vazhdon të ballafaqohet me epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), i cili vazhdon të marrë jetët e njerëzve.

1550445
Vazhdon sfida me COVID-19 në botë

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 560 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 19.946 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.560.363 ndërsa numri i viktimave me 518 vdekje të reja arrin në 60.153.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 25.246, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.167 dhe në Marok 7.030 vdekje.

Sejshele dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 940.212 raste e cila pasohet nga Maroku me 420.648 dhe Egjipti me 127.061 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.153.633 persona të infektuar.

Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 të vdekur dhe 389 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 53.814 dhe numri i të vdekurve në 1.111.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 29.249, dhe raste aktive janë 23.454.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.420 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 243.043 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 10 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 1.272 numrin e të vdekurve nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 137 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 49.306.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 841 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 173.986 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 382 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879. (AA)



Lajme të ngjashme