Kosovë, 8 të vdekur dhe 223 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën duke e çuar në 1.256 numrin e viktimave nga ky virus.

1548687
Kosovë, 8 të vdekur dhe 223 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën duke e çuar në 1.256 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 223 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 48.905.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.001 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 172.155 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 342 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081. (AA)



Lajme të ngjashme