Ghebreyesus: COVID-19 ka prekur 14% të punonjësve të shëndetësisë në botë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri me dije të martën se 14% e personelit shëndetësor në mbarë botën është prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19).

1546020
Ghebreyesus: COVID-19 ka prekur 14% të punonjësve të shëndetësisë në botë

Konstatimi i shefit të OBSH-së erdhi gjatë një konference shtypi në selinë e organizatës, në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

“Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve të shëndetësisë, të cilët luftojnë çdo ditë me pandeminë COVID-19. Ata janë vetëm 3% e popullsisë botërore, megjithatë përbëjnë 14% të numrit total të personave të infektuar me këtë virus”, u shpreh ai.

Duke lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve të shëndetësisë në tërë botën, dr. Ghebreyesus theksoi gjithashtu se shumë infermierë dhe mjekë e kanë paguar me jetë dëshirën e tyre të madhe për të shpëtuar qytetarët.



Lajme të ngjashme