Mbi 61 milionë të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën

Deri më tani, të paktën 1 milion e 437 mijë vdekje nga Covid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve tejkalon 61 milionë e 309 mijë dhe ai i të shëruarve është mbi 42 milionë e 396 mijë.

1535332
Mbi 61 milionë të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën
Arnavutluk korona durumu_2.jpg

Deri më tani, të paktën 1 milion e 437 mijë vdekje nga Covid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve tejkalon 61 milionë e 309 mijë dhe ai i të shëruarve është mbi 42 milionë e 396 mijë. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) – Raportohen 269 mijë e 560 vdekje dhe 13 milionë e 248 mijë të infektuar.

Mbretëria e Bashkuar (MB) - Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 498 njerëz dhe numri i viktimave u rrit në 57 mijë e 31. Me 17 mijë e 55 raste të reja ka shkuar në 1 milion e 574 mijë e 562 numri i të infektuarve.

Itali - Në 24 orët e fundit Covit-19 u mori jetën 822 njerëzve. Numri i viktimave është deklaruar në total 52 mijë e 850. Numri i të infektuarve me koronavirus në vend është 1 milion e 509 mijë e 875, përfshi 29 mijë e 3 raste të reja të regjistruara ditën e fundit.

Francë - Në 24 orët e fundit 340 njerëz humbën jetën në spitale dhe numri total i vdekjeve është rritur në 50 mijë e 957. Me 13 mijë e 563 raste të reja numri i të infektuarve ka shkuar në 2 milionë e 183 mijë.

Spanjë - 337 njerëz vdiqën ditën e fundit nga lloji i ri i koronavirusit dhe numri i vdekjeve u rrit në 44 mijë e 374. Me 12 mijë e 289 raste pozitive numri i pacientëve të sëmurë me këtë virus është 1 milion e 617 mijë e 355.

Portugali - Ministria portugeze e Shëndetësisë njoftoi se 82 persona vdiqën dhe 6.383 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit. Kështu, numri i vdekjeve ka shkuar në 4.209 dhe numri i të infektuarve në 280.394.

-Turqi

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.876 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 174 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 174 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 13.014.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 474.606, pasi 6.876 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 388.771 pacientësh, nga të cilët 3.291 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.711 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 168.348 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 17.901.868”, sqaroi Ministria.

- Kontinenti i Afrikës

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 134 mijë.

Gjithsej 2.134.283 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 13.927 persona.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 51.033, me një rritje prej 297 viktimash në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.289 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.596 dhe Maroku me 5.619.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 778.571 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 340.114 raste dhe Egjipti me 114.475.

Deri më tani, 1.800.753 persona të infektuar janë shëruar.



Lajme të ngjashme