Bilanci i koronavirusit në Turqi (27 nëntor) – 4.816 pacientë në gjendje të rëndë
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.592 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 177 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
1535758

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 481 mijë e 198, pasi 6.592 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.
Sipas saj, një total prej 392 mijë e 616 pacientësh, nga të cilët 3.845 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.816 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 171.133 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 18 milionë e 72 mijë e 981”, sqaroi Ministria.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |