Rëndohet bilanci i Covid-19, shumë vende rrisin masat parandaluese

Numri i vdekjeve për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë është mbi 1 e 427 mijë, numri i të infektuarve me virus është mbi 60 milionë e 744 mijë dhe numri i të shëruarve është mbi 42 milionë e 50 mijë.

1534686
Rëndohet bilanci i Covid-19, shumë vende rrisin masat parandaluese
süper covid
Süper Covid.jpg
süper slide corona dogu.jpg
Süper Korona

Numri i vdekjeve për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë është mbi 1 e 427 mijë, numri i të infektuarve me virus është mbi 60 milionë e 744 mijë dhe numri i të shëruarve është mbi 42 milionë e 50 mijë.

Numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 në Indi u rrit në 135 mijë e 261. Kurse numri i rasteve në vend është rritur gjithashtu në 9 milionë e 266 mijë.

Rusi numri i vdekjeve për shkak të epidemisë u rrit në 37 mijë e 538. Numri i rasteve me infektim është 2 milionë e 162 mijë.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në Iran për shkak të llojit të ri të koronavirusit u rrit në 46 mijë e 207, kurse i rasteve me Covid-19  gjithashtu u rrit në 894 mijë e 385.

Irak, humbja e jetëve për shkak të Covid-19 u rrit në 12 mijë e 86 dhe numri i rasteve arriti në 542 mijë e 187.

Japoni numri i vdekjeve u rrit në 2 mijë e 49 dhe numri i rasteve në 138 mijë e 499. Deklarohet se nëse nuk parandalohet shkalla e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vend, aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme mund të hyjë në fuqi para vitit të ri.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, deri më tani 78 njerëz kanë vdekur në Rripin e Gazës, që është nën bllokadën e Izraelit. Për shkak të Covid-19  numri i rasteve është afruar në 17 mijë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se ata kanë vështirësi në sigurimin e oksigjenit që duhet t'u sigurohet pacientëve me Covid-19.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në Tunizi për shkak të llojit të ri të koronavirusit u rrit në 2 mijë e 983. Numri i rasteve në vend është 91 mijë e 307. Ministri i Shëndetësisë, Fevzi Mehdi njoftoi se deri më tani 12 përqind e shoqërisë janë infektuar me virus.

Për shkak të epidemisë, humbja e jetëve në Jordani u rrit në 2 mijë e 442 dhe numri i rasteve në 198 mijë e 21.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në kontinentin e Afrikës për shkak të epidemisë u rrit me 318 në gjithsej 50 mijë e 736. Numri i njerëzve të infektuar në kontinent u rrit me 14 mijë e 835 duke arritur në total në 2 milionë e 120 mijë e 356. Viktimat më të shumta nga Covid-19 u regjistruan në Afrikën e Jugut me 21 mijë e 201 vdekje. 6 mijë e 585 njerëz kanë vdekur në Egjipt dhe 5 mijë e 539 persona në Marok.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 268 mijë e 262. Numri i të infektuarve në vend u rrit në 13 milionë e 139 mijë.

Humbja e jetëve në Angli për shkak të virusit u rrit në 56 mijë e 533. Numri i rasteve në vend është 1 milion e 557 mijë.

Itali 52 mijë e 28 njerëz kanë vdekur për shkak të epidemisë kurse numri i njerëzve të infektuar u rrit në 1 milion e 480 mijë.

Francë, humbjet e jetëve për shkak të Covid-19 arriti në 50 mijë e 618. Numri i të infektuarve në vend u rrit në 2 milionë e 170 mijë.

Gjermani, numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 u rrit në 15 mijë e 381 dhe numri i rasteve në 983 mijë e 731. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se kufizimet në kuadër të koronavirusit do të vazhdojnë deri në 20 dhjetor, por kjo mund të zgjatet deri në fillim të janarit nëse është e nevojshme.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në disa vende të tjera për shkak të Covid-19 është si më poshtë: Brazil 170 mijë 799, Meksikë 103 mijë e 597, Spanjë 44 mijë e 37, Argjentinë 37 mijë e 714, Kolumbi 35 mijë e 860, Peru 35 mijë e 727, Belgjikë 15 mijë e 938, Kili 15 mijë e 138, Poloni 14 mijë e 988, Ekuador 13 mijë e 288, Kanada 11 mijë e 710, Ukrainë 11 mijë e 492 dhe Rumani 10 e 541.



Lajme të ngjashme