Koronavirusi në Turqi (26 nëntor) – 6.876 raste të reja, 174 të vdekur dhe 3.291 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.876 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 174 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.876 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 174 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 174 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 13.014.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 474.606, pasi 6.876 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.
Sipas saj, një total prej 388.771 pacientësh, nga të cilët 3.291 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.711 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 168.348 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 17.901.868”, sqaroi Ministria.