Bilanci i koronavirusit në Turqi (25 nëntor) – 168 të vdekur në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.814 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 168 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 467 mijë e 730, pasi 6.814 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.
Sipas saj, një total prej 385 mijë e 480 pacientësh, nga të cilët 3.911 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.641 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 164.547 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 17 milionë e 733 mijë e 520”, sqaroi Ministria.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në deklaratën që bëri pas mbledhjes së Këshillit Shkencor, ku u diskutua situata aktuale e pandemisë, tha se këtej e tutje do të publikohet çdo ditë edhe numri i rasteve asimptomatike.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |