Vaksina ruse “Sputnik V” 95% efektive kundër COVID-19

Provat klinike të vaksinës ruse “Sputnik V”, që është vaksina e parë kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), e cila përfundoi edhe procedurat e regjistrimit, treguan se ajo ishte 95 për qind efektive.

1533587

Si rezultat i analizës së dytë të ndërmjetme të të dhënave të marra në provat klinike të vaksinës “Sputnik V” mbi vullnetarët, u zbulua se doza e parë e vaksinës është më shumë se 95 për qind efektive 42 ditë pas aplikimit të saj.

Një deklaratë e postuar në llogarinë Twitter të Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), financuesi i vaksinës “Sputnik V”, vuri në dukje se çmimi i një doze të vaksinës për tregjet ndërkombëtare do të jetë më i ulët se 10 dollarë.

Duke kujtuar që “Sputnik V” është një vaksinë që duhet të zbatohet në formën e dy dozave, u vu në dukje se vaksina ruse do të jetë përgjysmë më e lirë se çmimi i vaksinave të tjera që janë njoftuar të jenë në mënyrë të ngjashme efektive.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se vaksina do të zbatohet falas për qytetarët rusë.

Lajme të ngjashme